Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit reaguan pasi deputeti Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit shqiptar Edi Rama.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”.
“Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thuhet në njoftimin e Gardës së Republikës./ Top Channel