Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dëshiroi këto zgjedhje të kalojnë qetë si edhe fushata parazgjedhore, ndërsa dita e sotme të jetë festë. “Njëjtë siç kaloi fushata parazgjedhore, dëshiroj edhe dita e sotme të kalojë në atmosferë të qetë, siç ishte deri më tani. Edhe kjo ditë si gjithmonë kur ka zgjedhje të jetë festë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kjo të jetë ditë kur ata do e dinë se janë të lirë ta bëjnë zgjedhjen e tyre dhe ta zgjedhin ofertën më të mirë sipas tyre dhe kjo të bëhet praktikë në vendin tonë dhe për më tej që të mos ndodhin punë si më herët. Dëshiroj të dërgoj urim deri te të gjithë qytetarët, kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë. I përgëzoj edhe ata që do të zgjidhen”, deklaroi Xhaferi menjëherë pas votimit në fshatin Forinë.