Deklaratë e nënkryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Vesel Memedi

4

Gostivar, 30 shtator 2018 – Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe lider i RDK-së Vesel Memedi sot ka votuar në referendum në vendvotimin në fshatin Çajlë.

“Edhe unë si dhe qytetarët e tjerë e shfrytëzova të drejtën time demokratike që të prononcohem lidhur me referendumin. Referendumi është akti më demokratik dhe çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë duhet ta thotë qëndrimin e vet. Në këtë moment i ftoj të gjithë qytetarët, jo vetëm nga fshati Çajlë, por edhe gjithë Republika e Maqedonisë të dalin, të deklarohen dhe ta thonë qëndrimin e tyre”, ka thënë Memedi.

Comments are closed.