Tetovë, 15 tetor – Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Aridi ka shprehur vullnetin e saj duke votuar dhe realizuar të drejtën si qytetare duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. “Sot realizova të drejtën time qytetare për t’i thënë PO, konceptit të vazhdimësisë së dëshmuar, dhe për t’i thënë PO ndryshimit si proces për të cilin punuam dhe të cilin do ta shtyjmë bashkë edhe mëtutje. Voto edhe ti, dhe bëhu pjesë e forcës së argumentit”, theksoi Arifi.