Përtej rezultateve, 2018-ta ishte viti kur bota e futbollit na dhuroi me shumë momente të paharrueshme dhe deklarata të jashtëzakonshme nga disa nga fytyrat dhe emrat më të njohur të këtij sporti.
Këtu janë të përmbledhura disa nga më të paharrueshmet, vlerësuar sipas rëndësisë së tyre, rreptësisë së tyre apo edhe domethënies së atij momenti, transmeton Gazeta Express.
“Gjyqtari ishte një kafshë, ai ka një kosh plehrash në vend të zemrës” – Gianluigi Buffon pas ndeshjes Real Madrid – Juventus
“Ka njerëz që po më presin dhe unë ndiej se duhet të largohem nga kjo shpellë” – Gerard Pique
“Kam frikë nga Marc Marquez, ai e ka shkatërruar sportin tonë” – Valentino Rossi
“Pep Guardiola si trajner është i mrekullueshëm, por si person ai është i pavlerë, një frikacak e një qen” – Mino Raiola
“Michael Ballackut i vinte era dhi, nuk mund të qëndroje afër tij” – Jose Luis Chilavert
“Guardiola pretendon se nuk ka probleme me njerëzit me ngjyrë” – Yaya Toure
“Zinedine Zidane e ndryshoi sistemin vetëm për të futur lojtarë të tjerë në fushë, e jo mua” – Dani Ceballos
“Bordi i Drejtorëve e kupton se ka një shpërpjesëtim mes cilësisë së lojtarëve të Real Madridit, prej të cilëve tetë janë të dominuar për Topin e Artë, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e klubit” – Real Madridi pas shkarkimit të Julen Lopeteguit
“Respektomëni, kam fituar më shumë tituj të Premierligës se 19 trajnerët e tjerë së bashku” – Jose Mourinho
“Të tjerët dëshiruan ta fitojnë titullin e MotoGP më shumë se Dani Pedrosa” – Alberto Puig
“Alberto Puig duhet t’i lërë të qetë ata që nuk flasin keq për të” – Dani Pedrosa
“Kam qenë në kreshtën e një vale për një kohë të gjatë, e shijoj qëndrimin në dërrasën time, kushdo që e kruan me mua është në ujë” – Sergio Ramos
“Ai nuk është i përshtatshëm as për t’ia lidhur këpucët yjeve që kanë luajtur për Manchester Unitedin” – Alan Shearer për Paul Pogbën
“Është e pakuptimtë ta bësh kapiten një njeri i cili shkon në banjë 20 herë para një ndeshjeje” – Maradona për Messin
“Në rastin e trajnerëve, kur dhe në çfarë pike e shohin ata se nuk janë më të përshtatshëm për ta drejtuar apo stërvitur një skuadër” – Iker Casillas në Twitter
“Sergio Ramos ka më shumë gabime se unë dhe Raphael Varane është më i mirë se ai” – Dejan Lovren
“Nëse e shikoni incidentin mes Salahut dhe Ramosit dhe nuk jeni tifoz i Real Madridit, atëherë e shihni atë si brutal dhe të pamëshirshëm” – Jurgen Klopp
“Kloppi dëshiron të arsyetohet, por kjo nuk është finalja e parë që ai e ka humbur” – Sergio Ramos
“Diego Simeone i kritikon lojtarët e Real Madridit për t’u bërë i dashur për tifozët e tij” – Thibaut Courtois
“Injoranca e tij është e guximshme. Kur e dëgjoj atë fëmijë, mendoj për Francesco Tottin, Gianluigi Buffonin, Raulin, Iker Casillasin dhe Andres Iniestan, të cilët kanë fituar gjithçka, por jo Topin e Artë” – Sergio Ramos për Griezmannin.