Kosova ka kryer aktin më të lartë mundshëm me pavarësinë e saj, aq më shumë kur e kanë njohur gjitha shtetet e botës, ka theksuar në intesvistën në Zig-zag të Art Channel, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika. “Ne si shtet kemi njohur atë pas shpalljes së pavarësisë, këto çështje tjera si në UNESCO apo organizma tjerë ndërkombëtar, është një akt i kryer, arsyet se pse ka menduar ashtu Zaev besoj se do të del me një qëndrim pak sa më të mirë”, ka thënë zv/kryeministri Hazbi Lika pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev lidhur me qëndrimin e fundit se Maqedonia ka gabuar që ka votuar ‘”për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Kur përmenda opozitën, shton tutje zëvendëskryeministri Hazbi Lika, “të paktën për ato pika që na bashkojnë të ulemi t’i bsedojmë dhe t’i votojmë”. “Pasi përveç projeketve me shumicë të thjeshtë ka edhe projekte që kërkojnë shumicën e avancuar apo 2/3. Partitë opozitare nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë pa pasur fakte të besueshme, sa u përket kritikave është shumë normale dhe kjo duhet të shndërrohet në luftë për të sjell projekt më të mira”, ka thënë Lika në Art Channel.
Sipas tij, ngjarjet e 27 prillit kanë ndikuar në ekonominë e vendit për të keq dhe se duhet të ketë epilog gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit, pra askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Kompetencat e sektorit që pafaqësoj unë, dihet se ka ligj sesi janë rregulluar, e mira është se ka qasje në gjitha instancat e shtetit, pra informacione që kanë të bëjnë me adminsiratën publike dhe të bëjmë projekte në bazë të informatave që kemi marrë, ka thënë mes tjerash zëvendëskryeministri Hazbi Lika.
“Fati i 1800 administratorëve.., ne jemi në punë e sipër për të marrë informata rreth vendeve të lira me qëllim të shpërndarjes së tyre sa më shpejt, sepse kjo metodë që është zbatuar deri më tani nuk është e mirë as për ne, ashtu që do të punojmë konkretisht në atë drejtim, do kërkojmë nga institucionet e shtetit dhe mendoj se detyrimisht të shtojmë vendet e punës që t’i sistemojmë këto 1800 administratorë”, ka thënë Lika. Sipas zëvendëskryeministrit Lika, madje Marrëveshja e Ohrit është një dokument i cili në vazhdimësi prodhon tema për të biseduar, “ajo erdhi si një rezultat i një konflikti më 2001, ndërsa u mbështet si dokument real nga ndërkombëtarët…”
“Nuk duhet të kufizohemi, ajo është inkorporuar në Kushtetutë dhe i vetmi ligj ka mbetur pa u miratuar është ai për gjuhën shqipe. Mendoj se do t’ia dalim, mendoj se koha nuk duhet të jetë pengesë për arritjen e këtij qëllimi. Me rëndësi është se palët janë marrë vesh dhe gjitha platformat e partive kanë harmonizuar një platformë të vetme që është edhe program qeverisës”, ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, Hazbi Lika ka thënë se fillimi është i mirë, “ka një tendencë për bashkëpunim dhe besoj se ky bashkëpunim duhet të intensifikohet edhe më tutje, gjithë faktorët t’i kontribuojnë punës që përpiqemi të arrijmë”. “Zaevi i ka hapur dyert për të gjithë, ka çel dyert edhe për ministrat tjerë të koalicionit qeveritar, duhet të jemi të vëmendshëm të shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrë racionale, të realizojmë atë program para elektoratit dhe të realizojmë ato pa pengesa”, ka thënë Lika në Zig-zag në Art Channel,