Ankara, 3 tetor – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se me mediat nuk është e mundur demokracia.
Siç bëri të ditur “Hyriet dejli njuz”, ai theksoi se gjatë udhëtimeve të tij të paradokohshme në SHBA dhe në Gjermani kishte vërejtur se madje edhe shtetet më të fuqishme sot menaxhohen nga mediat.
“Pashë se vendet e mëdha menaxhohen nga mediat, e jo nga liderët e tyre. Sepse kur bisedova me ta, ata më tregonin: Mediat tona e thonë këtë, mediat tona shkruajnë për këtë. Ndërsa unë ju përgjigja: Thjeshtë harroni mediat, më thoni se çka thotë populli juaj”, deklaroi Erdogan në Ankara me rastin e fillimit të vitit të ri akademik. Ai shtoi se në të kaluarën edhe me Turqinë udhëhiqnin mediat, por se tani “Qeveria është vetë populli”.
“Ajo që për ne është e rëndësishme është se si populli jonë na vlerëson. Demokracia e tërheq forcën e saj nga populli. Ka demokraci, nëse ka popull. Me mediat nuk është e mundur demokracia”, theksoi Erdogan.
Erdogan theksoi edhe se “në mediat perëndimore ka informacione të gabuara për Turqinë” dhe për këtë shkak kërkoi nga akademikëtturq ta mbështesin Qeverinë në “fushatën kundër dezinformatave”