Tetovë, 3 dhjetor – Dekanit të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit, Shoqëria Kulturore Artistike – “Mirdita”, ia akordoi titullin e lartë “Krenaria e Mirditës” për kontributin e dhënë për zhvillimin e kulturës kombëtare, i cili sivjet u nda për herë të parë.
Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Shoqëria Kulturore Artistike – “Mirdita”, organizoi përurimin e numrave të fundit të organit të saj – revistës kulturore “Mirdita”, zgjodhi fituesit e çmimit “Yjet e Arbrit” (fituesi i parë i të cilit, më 2015 ishte Prof. Dr. Fatmir Sulejmani) dhe ndau disa çmime e mirënjohje për zërat e spikatur të fushës së kulturës dhe të letërsisë shqiptare.
Siç informojnë nga UT-ja, në këtë ngjarje kulturore, ku ishin prezentë personalitete të shquara të fushave të ndryshme, krahas Prof. Dr. Fatmir Sulejmanit, ky titull iu nda edhe akademikut Mark Tirta, gjeneralit Ded Prenga dhe gazetarit Frrok Çupi.