Propozim-marrëveshja për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, që e arritën negociuesit e Brukselit dhe të Londrës, nuk do të marrë mbështetje në Parlamentin në Uestminster, deklaroi mbrëmë ish-ministri britanik për Bregzitin, Dejvid Dejvis.
“Më e sigurt është se Dhoma e ulët e Parlamentit do ta hedhë poshtë marrëveshjen, sesa që do t’i votojë mosbesim kryeministres Tereza Mej. Nuk shoh si mund të kalojë marrëveshja”, deklaroi Dejvis në një intervistë për televizionin amerikan Si-En-Bi-Si.
Sipas Dejvis, për shkak të skenarit të tillë të pritur, Londra duhet të dalë me alternativë të marrëveshjes.
Dejvis dha dorëheqje nga funksioni i ministrit në korrik të këtij muaji, i pakënaqur nga vendimi i kryeministres Mej për ruajtjen e disa lidhjeve midis Britanisë së Madhe dhe BE-së edhe pas Beegzitit.
Në ndërkohë, siç lajmëroi DPA, ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Sajmon Kouni u tha deputetëve britanikë që ta mbështesin marrëveshjen ose në të kundërtën përgatiten për situatë kaosi në kushte të Bregzitit pa marrëveshjes.
“Duhet të bëjnë përzgjedhjen midis kësaj marrëveshje dhe bregzitit kaotik pa marrëveshje”, deklaroi Kouni.
Nëse Parlamenti britanik nuk e mbështet marrëveshjen, atëherë Britania e Madhe do të mund ta braktisë Unionin më 29 mars të vitit 2019, pa kushte të rregulluara për atë procedurë dhe pa marrëdhënie të zgjidhura të ardhshme midis dy palëve.