Uashington, 4 mars – Ndihmëssekretari shtetëror për Çështje Politike Dejvid Hejll vjen për vizitë në Prishtinë dhe Beograd, bënë të ditur nga Stejt Departamenti amerikan.
Hejli për vizitë në Kosovë dhe Serbi vjen në cilësi të përfaqësuesit të lartë për çështje politike të SHBA-së.
Në Beograd të premten ai do të takohet me persona të lartë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë për bisedime rreth marrëdhënieve dypalëshe midis të dyja vendeve dhe për ripërtëritjen e dialogut me Prishtinën, në kontribut të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Theksohet se tema të tjera për bisedim janë çështjet e tjera rajonale dhe globale si ndikimi i Rusisë dhe Kinës mbi Ballkanin Perëndimor.
Hejli të shtunën në Kosovë duhet të takohet edhe me liderët e Kosovës. Në takimet në Prishtinë do të theksohet mundësia historike për arritjen e normalizimit të thelluar të marrëdhënieve me Serbinë dhe do të shqyrtohen mënyrat për gjetjen e masave për arritjen e marrëveshjes me Beogradin, thonë nga Stejt Departamenti amerikan.
Ndihmëssekretari amerikan sot është për vizitë në Londër, ndërsa prej nesër e deri të enjten do të qëndrojë për vizitë pune në Kiev.