Kërçovë, 28 shkurt – Euroambasadori Samuel Zhbogar sot ishte për vizitë në Kërçovë në kuadër të së cilës e vizitoi stacionin e pastrimit të ujërave të zeza, e ndërtuar me mjetet e BE-së.
Zhbogar ishte i shoqëruar nga delegacioni i Parlamentit Evropian, i udhëhequr nga deputeti nga Estonia, Tune Kelam, ndërsa në vizitë të stacionit të pastrimit ishte edhe kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari.
Deputeti Kelam deklaroi se Bashkimi Evropian edhe në të ardhmen do të jetë partner dhe do t’i ndihmojë vendit në avancimin dhe në realizimin e prioriteteve të tij.
Duke përmendur se më parë kanë qenë për vizitë në Shqipëri shprehu kënaqësi për atë se është ndërtuar stacioni i pastrimit, sepse siç tha, “evidente është që vendit tuaj i duhet ndihmë në fushën e ekologjisë”. Ai për nesër paralajmëroi takime edhe me përfaqësuesit e Qeverisë.
Kryetari i Komunës së Kërçovës, Dehari shprehu kënaqësi për perspektivat që hapen me bashkëpunimin e mëtutjeshëm në komunën e Kërçovës me BE-në.
“Mbështetja e BE-së çdoherë ka qenë bujare, ndërsa vizita e sotme tregoi se BE-ja ka për qëllim që të vazhdojë të ndihmojë edhe komunën tonë dhe vendin tonë në zhvillimet e tij, në perspektivat dhe mundësinë e ekzistimit më të mirë të qytetarëve tanë. Jam i bindur se këtë e vërejnë edhe qytetarët dhe shohin shpresë në rrugën tonë drejt BE-së. Së shpejti me ndihmën e BE-së ne si komunë do të fillojmë edhe me fazën e dytë për trajtimin e ujërave të zeza edhe nga vendet rurale të komunës tonë”, theksoi Dehari. (koha.mk)