Shkup, 25 tetor – Komisioni Komunal Zgjedhor sot ia dha vendimin kryetarit të sapozgjedhur në Komunën e Kërçovës Fatmir Dehari. Ky është mandati i dytë i Deharit i cili e mori besimin e shumicës së qytetarëve të udhëheqë me këtë vetëqeverisje lokale edhe në katër vitet e ardhshme. Pas marrjes së vendimit nga ana e kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor Antigona Sederi, kryetari i porsazgjedhur Fatmir Dehari tha se punon dhe do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe religjioze. Vendime morën edhe 23 këshilltarët në Këshillin e Komunës së Kërçovës. Në këshillin e komunës nëntë këshilltarë mori BDI, gjashtë VMRO-DPMNE, katër LSDM, tre Aleanca për Shqiptarët dhe një Lëvizja BESA.