Britanikja “The Sun” ka raportuar se para 10 minutash janë dëgjuar edhe tre shpërthime tek Ura e Londrës. Reporteri i The Sun nga skenat e sulmeve në Londër ka raportuar se policia i ka shpërthyer disa mjete eksplozive nga vendi. Ndërkohë që ende nuk ka shifra të sakta në lidhje me numrin e të vdekurve dhe të lënduarve atje.