Dega e Likovës për bartës në Njësinë 2 propozon Berat Ajdarin

18

Berat Ajdari nga fshati Sllupçan është propozim i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për bartës liste në Njësinë e dytë zgjedhore, shkruan gazeta KOHA. I dyti në listë, si propozim i Degës është Atulla Kasumi nga fshati Hotël dhe e treta Gilxhane Saqipi nga Vaksinca. Në listë është edhe kryetari i Degës së BDI-së Likovë, Mirsad Ibraimi nga Likova.
I diplomuar në Informatikë, Berat Ajdari është invalid i luftës, njëherësh kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Komunën e Likovës dhe Kumanovës. Prej vitesh punon në Qendrën për Menaxhim me Kriza. (koha.mk)

Comments are closed.