Deficiti në FSPIM, suficit në FSSHM

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor (FSPI) në gjysmën e parë të vitit ka realizuar deficit prej 469 milionë denarë, tregon Raporti i gjysmëvjetorit për ekzekutimin e Buxhetit të RM-së për periudhën janar – qershor të këtij viti.

Deri në qershor të këtij viti janë realizuar të ardhura prej 33.453 milionë denarë, 49,2 për qind në krahasim me planifikimet për sivje, ndërsa shpenzimet kanë arritur 33.922 milionë denarë apo 49,9 për qind nga plani vjetor.

Nga të ardhurat e përgjithshme, 18,115 milionë denarë janë në bazë të të ardhurave të sigurimit pensional dhe invalidor (48,6 për qind nga plani vjetor), 14,640 milionë denarë janë transferime nga Buxheti themelor, 637 milionë denarë janë të ardhura nga akcizat, ndërsa 61 milionë denarët tjera janë të ardhura të tjera të Fondit.

“Në pjesën e shpenzimeve të Fondit për SPIM, shpenzimet për pensionet janë realizuar në vlerë prej 26.792 milionë denarë apo 49,6 për qind nga të paraparat në vitin 2018. Pagesa e pensioneve zhvillohet në pajtim me dinamikën e paraparë për vitin 2018”, tregon Raporti.

Transferimet nga Fondi i SPIM deri te 14-të fondet private pensionale arrijnë 3.330 milionë denarë, ndërsa kontributet për sigurimin shëndetësor për pensionistë deri te Fondi për Sigurim Shëndetësor janë paguar në shumë prej 3.575 milionë denarë.

Kundrejt Fondit për SPIM, në përfundim me qershorin e këtij viti, Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka realizuar suficit prej 205 milionë denarë, me të ardhura prej 14.739 milionë denarë, apo 51,3 për qind nga plani vjetor dhe shpenzimet e kryera prej 14.534 milionë denarë, gjegjësisht 50,5 për qind nga të planifikuar për vitin 2018.

Në gjashtë muajt e parë të këtij vitit janë realizuar të ardhura nga kontributet për sigurimin shëndetësor prej 7.716 milionë denarë apo 48,8 për qind në plan vjetor. Kontributet për sigurim shëndetësor të pensionistëve të paguara nga Fondi për SPIM arrijnë 3.575 milionë denarë, ndërsa kontributet për sigurimin shëndetësor janë paguar nga Agjencia për Punësim e RM me 55 milionë denarë.