Uashington, 7 mars – Deficiti tregtar i SHBA-së në vitin 2018 e arriti nivelin më të lartë në dekadën e fundit, me minus rekord me Kinën, edhe krahas doganave, që administrata e presidentit Donald Tramp i vendosi për të krijuar baraspeshë.
Ministria e Tregtisë së Amerikës dje deklaroi se rritja e deficitit tregtar të vendit në dhjetor është 18,8 për qind, që e ka rritur minusin prej 621 miliardë dollarëve vitin e kaluar.
Deficiti në vitin 2018 është më i madhi nga viti 2008.
Minusi tregtar është rritur edhe krahas politikës tregtare proteksioniste të Shtëpisë së Bardhë, me të cilën siç thotë Trampi, “përpiqet që t’i mbrojë prodhuesit amerikanë nga konkurrenca e jashtme e padrejtë”.
SHBA-ja vitin e kaluar ka vendosur dogana ndaj artikujve kinez në vlerë prej 250 miliardë dollarëve, ndërsa Pekini u përgjigj për mallrat amerikane në vlerë prej 11 miliardë dollarëve.
Deficiti tregtar i SHBA-ve me Kinën, megjithatë është rritur për 11,6 për qind, ndërsa tani është 419,2 miliardë dollarë, më së shumti në histori.
SHBA në vitin 2018 kishte import rekord prej 60 vendeve nga e mbarë bota, ndërsa listën e udhëheqin Kina, Meksika dhe Gjermania.
Vlera e importit në SHBA vitin e kaluar ishte 2.600 miliardë dollarë.