Shkup, 22 shkurt – Sot në ora 13:00 ka ndodhur ndërprerje në stacionin elektrik prej 110 kV „Vasill Gllavinov“ në Shkup. Për shkak të ndërprerjes është djegur një qeli e nënstacionit, e cila ka shkaktuar probleme të caktuara te pajisja elektro energjetike fqinje. Për arsye sigurie i gjithë nënstacioni është pa furnizim, me çka për momentin pa furnizim të energjisë elektrike janë edhe konsumatorët e vendbanimeve Çair, Gazi Babë, Radishan, Butel, Vasill Gllavinov – zona Industriale, Fushë Topanë dhe vendbanimet tjera që furnizohen me energji elektrike nga ky nënstacion. Pas kryerjes së inspektimit të parë të nënstacionit dhe krijimit të kushteve, konsumatorët do të zhvendosen në pika furnizuese alternative. Paralelisht me këtë ekipet e EVN do të punojnë në sanimin e problemit të nënstacionit. Ashtu siç do të sanohet defekti me rryme do të furnizohen të gjitha vendbanimet Çair, Gazi Babë, Radishan, Butel, Vasill Gllavinov – zona Industriale, Fushë Topanë dhe vendbanimet tjera që furnizohen me energji elektrike nga ky nënstacion./koha/