Pragë, 16 korrik – Sistemi Evropian për navigacion satelitore “Galileo” ka pasur difekt. Rrjeti nuk punon që të premten për shkak të dëmtimeve në infrastrukturën tokësore, por shërbimet për raste urgjente janë funksionale.
Përkohësisht nuk do të punojnë shërbimet për pozicionimin dhe matjen e kohës. Punohet për mënjanimin e problemit, njoftoi Agjencia Evropiane Kozmike.
“Galileo”, e cila ka kushtuar rreth 10 miliardë euro, për herë të parë është vënë në funksion në orën 2016, me seli në Pragë, si sistem satelitor navigativ në Bashkimin Evropian.