Dibër, 27 maj – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, të hënën ishte për vizitë në Dibër, me ç’rast realizoi takim me kryetarin Hekuran Duka, raporton Koha.mk
“Ky ishte një takim i përzemërt dhe vëllazëror. Shkëmbimet e opinioneve rreth bashkëpunimit në të gjitha fushat, sidomos për intensifikim të tashmë bashkëpunimit të vendosur me qytetin e Gjakovës, i cili është binjakëzuar me Dibrën”, informuan nga Komuna e Dibrës, transmeton Koha.mk
Theksojnë se në takim bashkëbiseduesit janë përkujtuar në kohën kur Dibra pranoi disa mijëra refugjatë kosovarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. (koha.mk)