Debuton Opel Corsa 2024

Gjiganti gjerman, Opel, ka shpalosur modelin e ri, Corsa, të vitit 2024. Supermini ka marrë ndryshime të dukshme në dizajn, interier e teknologji. Në versionet e reja, Opeli ka përfshirë motorët hibridë 1.2-litërsh benzinë me 100 ose 136 kuajfuqi që do të vijnë me marshe automatike. Versionet joelektrike do të kenë motorë me 98 dhe 128 kuajfuqi.

Po ashtu do të jetë edhe një motor 1.2-litërsh me rreth 74 kuajfuqi. Versioni Corse-e (elektrik) do të ketë 136 kuajfuqi dhe mundësinë e kalimit deri 357 kilometra distancë me një mbushje. Opeli ka paralajmëruar edhe modele të tjera elektrike me 156 kuajfuqi. Në treg kjo veturë pritet të shihet për herë të parë në fund të vitit 2023.