Për testuesit Beta përditësimi i fundit peshon vetëm 144.2MB dhe sjell me vete përditësimin e sigurisë së muajit dhjetor. Versioni i Android ka numrin N97*FXXU1BSL7. Dy javë pasi Galaxy S10 mori versionin stabil të Android 10 në formën e OneUI 2.0, është momenti që edhe Galaxy Note 10 dhe Note 10+ të marrë versionin e fundit të sistemit operativ mobil më popullor në botë.
Sipas një raporti të SamMobile, dy flagshipët e Samsung prezantuar në muajin gusht kanë filluar të marrin përditësimin në Gjermani, edhe pse debutimi është i limituar. Versioni stabil vjen pasi Android 10 u testua në pesë raunde beta me një numër të kufizuar përdoruesish. Lajmin e kanë konfirmuar edhe disa përdorues të rrjetit social Reddit.
Për testuesit Beta përditësimi i fundit peshon vetëm 144.2MB dhe sjell me vete përditësimin e sigurisë së muajit Dhjetor. Versioni i Android ka numrin N97*FXXU1BSL7. Për parë nëse Android 10 është i disponueshëm për telefonin tuaj duhet të shkoni në menunë Settings dhe seksionin Software Update. Debutimi ndërkombëtar i përditësimit pritet të ndodhë ditët në vijim.