Debutimi i hidhur i Luis Suarezit, mezi preku topin disa herë

Tifozët e skuadrës nga Uruguaj, Naional, duruan për rreth 60 minuta duke brohoritur ekipin e zemrës në sfidën ndaj skuadrës braziliane, Atlético Goianiense, por duke parë se skuadra e tyre po humbiste, kërkuan me ngulm të aktivizohej “heroi” që kishte vetëm pak ditë që ishte prezantuar: Luis Suarez.

Në minutën e 74-t, ndodhi momenti i shumëpritur dhe Luis Suarez u rikthye në fushën e “Gran Parque Central”, në debutimin e tij të dytë me fanellën Nacionalit në sfidën e parë çerekfinale të Copa Suamericana.

Me 34 000 bileta të shitura, stadiumi kua luan ndeshjet si pritës Nacionali ishte plot e përplot. Askush nuk donte të humbiste rikthimin e “El Pistolero” pas 16 vitesh në Evropë.

Advertisements

Nacionali kishte pësuar gol që në minutën e 23-të nga Luiz Fernando dhe me gjithë përpjekjet, nuk ia doli të pakën të barazonte që të kishte më shumë shanse për t’u kualifikuar (ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Goiania).

Suarez u përpoq të bënte diçka, por mezi arriti të prekte disa herë topin. Ai tha se nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për t’u përshtatur me lojën e ekipit