Bastian Schweinsteiger ka debutuar me gol te ekipi i tij i ri Chicago Fire që luan në MLS. Kampioni i botës luan kundër Monteal Impact dhe mesfushorit gjerman iu deshën vetëm 17 minuta për të gjetur golin me fanellën e re. Ish-lojtari i Manchester United lexoi mirë një kros të futur në zonë dhe goditi me kokë duke kaluar të tijtë në avantazh në ndeshjen e tij të parë. Një impakt i menjëhershëm i gjermanit.