Zagreb/Sarajevë/Podgoricë. 20 nëntor – Disa pjesë të Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës sot janë kapluar me reshje të dëborës, në Mal të Zi është shpallur meteo alarm i kuq për shkak të dëborës dhje motit të ftohtë, ndërsa në Serbi priten reshje të shiut dhe erë e fortë.
Dëborë bie në bregdetin kroat, në Gorski Kotar, Lika, Sllavoni dhe në Kroacinë qendrore dhe veriperëndimore, ndërsa për shkak të kushteve dimërore dhe erës, është ndaluar qarkullimi për kamionë me rimorkio nga brendia e Dalmacisë, Rjekës dhe Istrës dhe anasjelltas, lajmëroi televizioni rajonal H1.
Në BeH për shkak të dëborës ka probleme në rrugë, ndërsa Lidhja Auto Moto e Bosnjës paralajmëron për dëborë më rrugë veçanërisht në pjesët perëndimore të shiut të akullt.
Në pjesët qendrore dhe jugore të Malit të Zi sot në fuqi është meteo alarmi i kuq. Që nga dita e djeshme, pjesa veriore e vendit ishte mbuluar me dëborë.
Në Serbi ndërkaq pritet shkrirja e dëborës që ka rënë para disa ditëve, si dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut.