Feniks, 3 janar – Në pjesën më të madhe perëndimore të Amerikës ka rënë dëborë, madje edhe në shkretëtirat në Arizonë.
Në pjesën jugore të Arizonës dëbora ka mbuluar kaktusë, por edhe kanjonin e madh në veri.
Shërbimi meteorologjik kombëtar ka shpallur paralajmërim për ngrica në Nevadë, ndërsa me dëborë është mbuluar edhe rruga 20 kilometra nga Las Vegasi.
Për shkak të dëborës institucionet shtetërore dhe shkollat janë mbyllur në Albukeri, në Meksikë të Re.
Nga ana tjetër, disa pjesë të Alaskës, në pjesën veriperëndimore të vendit, e kanë pritur Vitin e Ri në klimë të butë, me përjashtim të zonave malore.