Nëse përmendet Liga e tretë në cilin do shtet, nuk pritet ndonjë stadium i madh, e leje më tifozë me fishekzjarrë. Kështu është edhe në Norvegji, ku në një fushë pa tribuna ndeshje zhvilluan Selbak dhe Westfossen. Ndoshta nuk kishte kurrfarë atmosfere dhe shumë tifozë, por ka pasur “fishekzjarrë” përreth fushës”, njofton gazeta KOHA.
Njëri nga futbollistët defensivë shkaktoi një kaos të vërtetë, duke vendosur ta dëbojë topin larg në aut. Por, topi përfundoi në telat elektrikë pranë stadiumit, të cilat u këputën dhe shkaktuan një “light show” të vërtetë. Pas kësaj, supozohet se i gjithë vendi ka mbetur pa energji elektrike, mirëpo duke marr parasysh se në mesin e futbollistëve kishte edhe elektricistë, u bë një apel tek ata për ti riparuar dëmet e shkaktuara.