Shkup, 26 nëntor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të seancës plenare të 66-të filloi debati rreth propozim ligjit për furnizime publike në lexim të parë, me të cilën parashikohet oferta më e mirë e volitshme të jetë kriteri kryesor për përzgjedhje në furnizimet publike, ndërsa do të mundësojë edhe pjesëmarrje më të madhe në furnizimet publike dhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi duke elaboruar ligjin deklaroi se miratimi i ligjit të ri për furnizime publike ka për qëllim harmonizim me legjislativën e BE-së, njëherit do të sigurohet shpenzim transparent dhe racional të mjeteve publike, do të vendoset detyrim për publikim të domosdoshëm të marrëveshjeve, si dhe thjeshtëzim i procedurave publike. Vendosen edhe rregulla të reja për përcjellje të furnizimeve publike, vendoset ankesë elektronike, si dhe dispozita kundërvajtëse.
“Ligji në RM është miratuar në vitin 2007, ndërsa filloi me zbatim në 1 janar të vitit 2008. Ai është harmonizuar me direktivat për furnizime publike të BE-së. Ndërkohë deri më sot janë bërë një seri ndryshimesh në direktivat dhe konform vlerësimit të Komisionit Evropian, kemi vendosur të qasemi drejt hartimit të ligjit të ri për furnizime publike, i cili është pjesë e proceseve reformuese që kanë të bëjnë me menaxhimin me financat publike”, ta Elezi.
Njëherit, në pajtim me vendimin e ri ligjor gjatë përzgjedhjes së ofertuesit më të volitshëm, do të mund të zgjedhet mes çmimit, vetëm çmimi ose ndërveprimi më i mirë mes çmimit dhe cilësisë. Pavarësisht nga ajo cila qasje shfrytëzohet, gjatë evoluimit të ofertave gjithmonë duet të kyçet elementi ekonomik. Me vendosjen e ofertës më të volitshme ekonomike si kriter për ndarje të marrëveshjeve, përveç që kryhet harmonizim me direktivat nga viti 2014, mënjanohen edhe efekte të disafishta negative nga shfrytëzimi i deritanishëm i kriterit të çmimit më të ulët.
Me Ligji e ri për furnizime publike thjeshtëzohen procedurat për furnizime publike me vlerë më të ulët, përmes vendosjes së procedurave për furnizim, si furnizim me vlerë të vogël, tre elektronik për furnizime të vogla publike dhe procedurë të thjeshtësuar të hapur.
Me miratimin e këtij ligji vendosen bazat për reforma themelore në sistemin e furnizimeve publike, e cila do të jetë e përforcuar me shumë akte nënligjore, me të cilat duhet të rrumbullaksohet korniza e re juridike.
Ligji i ri për furnizime publike që do të duhej të hyjë në fuqi deri në fund të këtij viti, parashikon edhe një sërë rregullash antikorruptive dhe rregulla me të cilat do të parandalohet përplasja e interesave gjatë kryerjes së furnizimeve publike.
Ligji i propozuar për Prokurimin Publik do të përmirësojë sistemin e prokurimit publik në vend dhe legjislacioni ynë do të harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian, shtoi mes tjerave zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi.
Paraprakisht Propozim ligji për amnisti të personave të dyshuar, të akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, nuk e mori shumicën e nevojshme që të vendoset në rend dite në këtë seancë të 66-të plenare kuvendore.
Seanca kuvendore do të vazhdojë pas pushimit të rregullt.