Ndihmës-trajneri i Prishtinës, Debatik Currit pas ndeshjes që kryeqytetasit e humben ndaj Gjilanit me rezultat 2-1 ka deklaruar se ajo se çfarë ka ndodhur sot në Gjilan nuk ka ndodhur as me Kombëtaren e Shqipërisë në Beograd, shkruan Gazeta inFokus, përcjellë gazeta Koha.
“Sinqerisht më vjen keq për FFK-në që i delegon këta gjyqtarë. Kjo që ka ndodhur, nuk më ka ndodhur as në Beograd me Kombëtaren e Shqipërisë”, deklaroi Curri.
Pas përfundimit të ndeshjes pati tensione të mëdha në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku skuadra e Prishtinës shfaqi pakënaqësi të mëdha në drejtim të gjyqtarëve.
“Zoti ua ktheftë si është më së keqi, gjynah që po e hani njersën ktyne futbollistëve”Armend Dallku me reagim të ashpër pas ndeshjes
Publiée par GazetaBlic Sport sur Mercredi 8 juillet 2020