Shkup, 29 korrik – Komisioni kuvendor për çështje evropiane në të cilin në rend dite është Propozim ligji për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në vitin 2020 e ndërpreu debatin.
Pas votimit në rendin e ditës të seancës, kryetari i Komisionit, Artan Grubi theksoi se e ndërpret punën për këtë pikë për shkak të përdorimit të harmonizimeve shtesë midis partive politike lidhur me këtë Propozim-ligj.
Paraprakisht, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev kërkoi që Propozim-ligji për regjistrimin të tërhiqet. Propozimin e vlerësoi si të dëmshëm dhe joevropian, i cili nuk i plotëson kriteret e KB-së për zbatimin e regjistrimit të popullatës.
“Absolutisht është prioritet të kemi regjistrim në Republikën e Maqedonisë sipas kritereve të Eurostat, të BE-së dhe të KB-së. Ky ligj kështu i propozuar nga pushteti i Zoran Zaevit dhe Entit të tij për statistikë në të cilin nuk kemi kurrfarë besimi, absolutisht nuk është në atë linjë. Ligji duhet të tërhiqet dhe të shihet çka dhe si më tutje sepse qytetarët janë shumë të pakënaqur nga Propozim ligji për regjistrimin”, ka thënë Gjorçev.
Kërkesa e ti nuk u vendos në votim.
Kryetari i Komisionit, Grubi, paralajmëroi se seanca për regjistrimin do të caktohet në mënyrë shtesë, ndërsa Komisioni vazhdoi me punë për seancën e 46-të në të cilën në rend dite është Propozim ligji për furnizime publike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë në lexim të dytë.
Kjo është shtyrja e dytë e debatit për Propozim ligjin për regjistrim të Komisionit amë i cili hyri në Kuvend me flamur evropian. Seanca e parë duhej të mbahej më 10 qershor, por u anulua. (koha.mk)