Debati për ndryshimet kushtetuese vazhdon nesër

Shkup, 15 tetor 2018 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e përfundoi debatin e sotëm për Propozimin për ndërhyrje ndaj ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e ri e caktoi për nesër në orën 11:00.
Edhe në pjesën e pasdites të debatit pushteti dhe opozita kishin qëndrime të kundërta. Opozita konsideron se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme, kundër kushtetuese dhe politikisht e vdekur, ndërsa shumica parlamentare bëri thirrje në përgjegjësi dhe kolektivitet gjatë sjelljes së vendimeve historike. Potencuan se përgjigje më të mirë se kjo nuk mund të ketë dhe se nëse kjo hidhet poshtë, atëherë shtetit i kanoset izolim.

Xhevat Ademi nga BDI-ja porositi se si asnjëherë më parë Maqedonisë i nevojitet unitet dhe se të gjithë duhet të ngritën mbi kalkulimet.

“Maqedonia është para testit historik që nuk do të përsëritet. Kemi moment të veçantë historik në Maqedoni. Na duhet mençuri që të shohim se numri më i madh i qytetarëve pajtohen dhe janë unikë se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, përveç anëtarësimit në BE dhe NATO”, tha Ademi.

Në fillim të seancës së sotme fjalim mbajti kryeministri Zoran Zaev i cili bëri thirrje për pajtim për ngjarjet e 27 prillit dhe u bëri thirrje deputetëve të votojnë për ndryshimet kushtetuese