Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite e vazhdoi seancën e 15-të rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve ku deputetët e opozitës vazhduan me replika, kundërreplika, vërejtje procedurale dhe akuza. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas vazhdimit 20 minutësh e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se do ta vazhdojë nesër në orën 11. Xhaferi dha një orë pauzë dhe paralajmëroi vazhdimin e seancës së 16-të në të cilën ka ligj për procedurë urgjente.
Paradite deputetët nga opozita e përsërisin qëndrimin se ligji për gjuhët është kundërkushtetues dhe kërkoi tërheqjen e tij me qëllim që të përpunohet. Sipas tyre, me implementimin e ligjit nuk do të përmirësohet bashkëjetesa në shtet. Për shumicën parlamentare ligji është në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe me të nuk vendoset dygjuhësia në tërë territorin e shtetit. Ligji për gjuhët, siç theksuan, siguron barazi të plotë të qytetarëve.