Debati për ligjin për garanci të huamarrjes për ndërtim të autostradës Kërçovë- Ohër vazhdon nesër

Shkup, 20 nëntor – Deputetët në pjesën e pasdites në kuadër të seancës së 116-të e kanë vazhduar debatin për Propozim- ligjin për garanci nga shteti për Marrëveshjen për huamarrje prej 179 milionë dollarë për financim shtesë të autostradës Kërçovë- Ohër e cila do të lidhet mes Bankës Eksport- Import të Kinës dhe Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski ka thënë se vlera e financiare e mjeteve shtesë për projektin në të cilin vitin e kaluar ishte votuar aneksi i marrëveshjes nga ana e Kuvendit është gjithsej 179.694.572 dollarë. Kredia do të ndahet në afat pagese prej 20 vitesh dhe grejs- periudhë prej pesë vjetësh. Shkalla e interesit është fikse dhe do të arrijë dy për qind në nivel vjetor për kohëzgjatjen e kredisë.

Deputetët e pushtetit dhe nga opozita me akuza të ndërsjella për krim lidhur me marrëveshjet për këtë projekt me të cilin mjetet janë siguruar me kredi.

Dimitar Stevananxhija nga VMRO-DPMNE ka thënë se është i bindur në krimin e kësaj marrëveshje për borxh që siç tha 198 milionë euro dhe se ministri për Transport dhe Lidhje nuk është i bindur se kjo marrëveshje është e mirë.

“Cilat ishin tezat e juaja në 2011- Qeveria është kriminale pasi ka hyrë në borxh 505 milionë dollarë për dy autostrada, ajo kineze Sane hidro është kriminale. Pas shtatë vjetësh çka erdhi tani. Tani ministër nuk është Mile Janakieski, por Goran Sugareski. Kinezët- ata janë kriminelët edhe atëherë dhe tani nëse keni qenë në të drejtë. Unë jam i bindur se njerëz të tillë nuk ekzistojnë, por ju i etiketuat. Kinezët i kanë dhënë përqindje qeverisë së VMRO-DPMNE-së, tani nuk e di juve çka ju japin. Atëherë Sine hidro nuk ka bërë pasi në Serbi dikush ka bërë më me pak para më shumë autostrada. Tani në ato para i shtoni edhe 200 milionë me aneks në ekonominë e tregut. Ku është parë në Evropë aneks prej 200 milionë”, ka pyetur Stevananxhija.

Sipas shumicës parlamentare, krimi është bërë me marrëveshjen e parë të autostradës në vlerë prej 505 milionë dollarë pasi në të nuk janë paraparë pozicione tjera kyçe. Me këtë aneks marrëveshje thonë se sigurohen para për këtë, ndërsa çmimet e shumë shkallëve janë të ulëta në raport 1:3.

“Ju e keni bërë projektin fillestar, por harruat se duhen edhe unaza. Kur patë se duhen unaza bëtë projekt të ri për unaza dhe patë se nuk ka të siguruara para. Me këto para tani do të bëhen unaza dhe rrugë tjera që duhet bërë”, ka thënë Samka Ibraimovski nga Partia për emancipim të plotë të Romëve.

Dime Vellkovski nga LSDM ka thënë se shumën e paraparë me aneks marrëveshjen e kërkojnë institucionet mbikëqyrëse, Instituti i ndërtimtarisë  dhe bazohet në analizat e mjeteve financiare të paparapara dhe të pa-tenderuar që nevojiten për kryerjen e projekteve.

“Këto mjete nevojiten që të përfundojmë autostradën deri në vitin 2021. Të mbledhim forca të sigurohen, pasi e kërkojnë shërbimet profesionale”, ka thënë Vellkovski.

Kuvendi nesër do të vazhdojë me diskutimin e ligjit për garancinë për huamarrje për ndërtimin e autostradës Kërçovë- Ohër.(koha.mk)