Shkup, 29 nëntor – Ndërgjegjësimi për përpalljen me ekstremizmin e dhunshëm ka qenë tema e tribunës së organizuar nga Qendra e Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit me përfaqësues të sektorit civil, bashkësive fetare dhe mediave. Ajo që u theksua në debat ishte nevoja për të trajtuar këtë fenomen në një mënyrë më gjithëpërfshirëse, pa tendenca dhe paragjykime. Jusuf Zimeri, nga seksioni për arsim në Bashkësinë Islame (BIM), duke folur për keqpërdorimin e religjionit në rekrutimin për ekstremizëm të dhunshëm, tha se për këto tema ka vazhdimisht keqinterpretime dhe perceptime të gabuara, duke u shndërruar në shumë raste edhe në fushata të padrejta shpifjesh dhe akuzash ndaj fesë dhe besimtarëve. “Në këtë formë islamit i veshën një kostum tjetër, i cili jo vetëm që nuk i ka hije, por edhe e shëmton atë. Shumë të tjerë duke mos u bazuar në esencën e islamit gjykojnë dhe alarmojnë mbi rrezikshmërinë e vetë fesë dhe myslimanëve… Ne jemi dëshmitarë të aksioneve policore të cilat kanë qenë shumë spektakolare, pa pasur aq shumë nevojë dhe që krijojnë perceptime të gabuara në opinionin, edhe në rast se janë apo nuk janë terroristë ”, ka thënë Zimeri. Ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore më shumë bashkëpunim, sidomos mbështetje për projektin e BIM për rehabilitimin e personave të kthyer nga zona e luftës. Duke iu referuar të kthyerve nga frontet e luftës, në Siri dhe vende të tjera, që supozohet se janë rreth 100 persona, Peco Trajkovski, nga Forumi për politikat e sigurisë dhe hulumtimet tha se… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.