Debati për Buxhetin përfundon në mesantë
Shkup, 13 dhjetor– Sonte në mesnatë përfundon maratona tetëditore e debatit në lidhje me Buxhetin e shtetit për vitin 2019, ku pjesë e këtij debati parlamentar nëpër komisionet parlamentare ka qenë zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi, e cila njëherit edhe ka elaboruar dhe ka mbrojtur projekt-ligjet e buxhetit.
Pas debatit 10-ditor nëpër komsionet parlamentare, si përfaqësuese e Qeverisë, Elezi ka mbrojtur edhe projekt-ligjet dhe projektet të cilat kanë të bëjnë edhe për pjesën shqiptare, ku në vazhdimësi u tregua se një numër mjaft i madh i projekteve, në buxhetin e ri janë destinuar për vendbanimet shqiptare.
Ndërkohë, pas përfundimit të debatit nëpër komisionet parlamentare, i njejti debat pritet të kalojë në seancë plenare, ku pritet të debatohet disa ditë sipas kornizës ligjore, të paraparë, ndërsa më pas të shkohet në votim për miratim të buxhetit për vitin 2019