Edhe pse Cesc Fabregas dhe Alvaro Morata kanë qenë duke u përqendruar të afati kalimtar gjatë këtij muaji, pasi që Fabregasi u transferua në Monaco dhe Morata po e kërkon një transferim në Spanjë, ata prapëseprapë gjetën kohë të debatonin për një vezë.
Morata i kishte thënë Fabregasit se vezët nuk thyhen në barë edhe nëse goditen me forcë dhe ish-mesfushori i Barcelonës e gjuajti një vezë në fushën e kampit stërvitor të Chelseat, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Morata claims an egg won’t break if it lands on grass. Fabregas tests his theory. #TheEggDebate pic.twitter.com/JN8JNXUpY8
— JF5 (@ChelseaJF5) January 15, 2019
Megjithatë, teoria e Moratës nuk e kaloi testin e Fabregasit, pasi që u thye sapo ra në barë. Për t’u siguruar edhe një herë, Morata provoi ta bënte vet atë test, mirëpo veza përsëri u thye, gjë të cilën e brohoritën edhe më shumë lojtarët e tjerë të pranishëm.
Por, as kjo nuk mjaftoi që Morata të dorëzohej pasi që ai më vonë e postoi një video në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, kur e tregoi një vezë në oborrin e tij, të pathyer.
“Ejani në shtëpinë time dhe e provojmë këtë gjë në barë 100 për qind natyral”, shkroi Morata në llogarinë e tij në Instagram, drejtuar bashkëkombësit të tij, Fabregasit.