Shkup, 25 tetor – Mundësia që në Maqedoni të hapet shkollë për trajnimin e qenve të cilët u ndihmojnë personave të verbër dhe përvojat se si funksionon në Zvicër, ishin temë e diskutimit të sotëm “Qentë udhërrëfyes për personat e verbër në Maqedoni” në kuadër të Forumit evropian të 64-ët të lajons që mbahet në Shkup.
“Ideja është të prezentojmë se si funksionon kjo në Zvicër, si i mirëmbajmë shkollat për trajnimin e qenve udhërrëfyes për persona të verbër dhe të shohim nëse mund ta bëjmë të njëjtën gjë në Maqedoni dhe t’u ndihmojmë personave të verbër dhe personave të cilët kanë problem me shikimin”, tha Jurg Vogt, nga klubi Lajons nga Zvicra.
Ideja është, shtoi ai, klubi Lajons nga Maqedonia të hapë apo të ndihmojë që të hapet një shkollë e tillë, ndërsa ne, siç potencoi, do të bëjmë gjithçka që t’ju ndihmojmë që atë ta realizoni.
Biljana Coneska Jovanova, nga Lajons Maqedoni potencoi se bëhet fjalë për projekt për t’i ndihmuar personat e verbër, përmes trajnimit të qenve të cilët do t’u ndihmonin.
“Ideja është të hapet një shkollë e tillë në Maqedoni. Shkolla të tilla funksionojnë në shumë vende të botës dhe ato u ndihmojnë shumë personave të verbër”, tha Coneska Jovanova.
Në Zvicër funksionojnë katër shkolla të tilla.