Shkup, 26 mars – Në Klubin e deputetëve, sot do të mbahet debati i parë publik për rifillimin dhe rivitalizimin e Produksionit muzikor të Radiotelevizionit të Maqedonisë.
Siç kumtuan nga Ministria e Kulturës, në debat do të marrin pjesë ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski, autorë dhe ekspertë nga kjo fushë të cilët janë propozues të modelit për rifillimin e produksionit muzikor të RTVM-së.
Në debat janë të ftuar një numër i madh i autorësh dhe producentë të muzikës, përfaqësues të shoqatave muzikore nga RTVM-ja, nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Ministria e Shoqërisë Informatike, nga Komisioni për kulturë pranë Kuvendit.