Ideja me ligjin e ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare është ta përparojmë mbrojtjen në forma tjera të dhunës së bazuar gjinore, përveç dhunës familjare, por edhe t’i tejkalojmë pengesat dhe mangësitë të cilat paraqiten në zbatimin e ligjit paraprak, tha ekspertja Natasha Boshkova në prezantimin e sotëm të këtij propozim-ligji në debatin publik në Strumicë.
Shtoi se ky ligj është obligim pas ratifikimit të Konventës së Stambollit, e cila vendos standarde më të larta për mbrojtje nga shumë lloje të dhunës së bazuar gjinore, duke e përfshirë edhe atë familjare.
“Konventa kërkon në një ligj të kemi masa parandaluese dhe nënligjore, mekanizma mbrojtës në rast kur të ndodh dhuna, cili institucion është kompetent, çka duhet të bëjë në mënyrë të shpejtë dhe efikase me qëllim që të sigurohet edhe mbrojtje adekute e viktimave dhe në fund gjithsesi kompensim i dëmit të viktimave dhe riintegrimi i viktimave. Konventa parasheh një paletë të tërë të masave dhe aktiviteteve të cilën shteti duhet me ligjdhënie vendore ta rregullojë me qëllim që të ketë mbrojtje efikase”, shtoi ekspertja Natasha Boshkova.
Një pjesë të propozimeve të cilat i nxorën organizatat qytetare nga Strumica kanë të bëjnë në më shumë dispozita të ligjit dhe konkretisht në obligimin e të gjithë personave juridik të cilët kanë punësuar më shumë se dhjetë persona të organizojnë trajnim për dhunë gjinore të bazuar.
“Propozoj të sillen akte nënligjore ose diçka ngjashëm në të cilin do të ketë set të rregullave, të akteve, të cilat duhet t’i zbatojnë që të jetë qartë e saktësuar, sepse ashtu me ligj rëndë se mund të zbatohet”, konsideron Lençe Hristova nga “Organizata e grave të Strumicës”.
Debati i sotëm në Strumicë u mbajt në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe komuna e Strumicës, ndërsa procesi i sjelljes së ligjit të ri bazohet në përcaktimin strategjik për përparimin e mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimin, parandalimin dhe mbrojtjen e çdo lloj dhune. (koha.mk)