Shkup, 17 nëntor – Shoqata për kulturë dhe zhvillim të industrive kreative “Kult-Tranzen” nga Strumica në bashkëpunim me Qendrën për iniciativa të reja në kulturë dhe art “Lokomotiva” nga Shkupi, si dhe Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA- Tetovë, ju ftojnë në debat publik ne lidhje me Draft Strategjinë për Kulturë në Republikën e Maqedonisë 2018-2022. Debati publik do të mbahet në Qendrën për Kulturë(salla e vogël) në Tetovë, më 17 Nëntor( e Premte) me fillim në ora 13:00.
Debatet publike organizohen në Kuadër të projektit “Politika kulturore pjesëmarrëse: model i ri i menaxhimit në kulturë”,e mbështetur financiarish nga programi i USAID-it për shoqërinë civile në periudhën prej 16.10.2017- 16.01.2018.
Në kuadër të projektit janë planifikuar të mbahen tetë debate publike/diskutime mbi prjoekt strategjinë për zhvillim të kulturës 2018-2022, në tetë qytete, në tetë rajone planifikuese (Strumicë, Prilep, Kumanovë, Shtip, Strugë, Tetovë, Kavadar dhe Shkup). Debatet publike janë planifikuar të mbahen në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe anëtarëve të grupit të punës, krijues të projekt strategjisë, të gjitha debatet publike organizohen në institucione të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës. Propozimet e marra nga debatet publike për ndryshimet dhe plotësimet e draft strategjisë do të jepen në formë vërejtje në dy takime të njëpasnjëshme me grupin punues përgjegjës për hartimin e Strategisë.
Me këtë projekt shpresojmë të kontribuojmë në forcimin e zhvillimit kulturor në nivel kombëtar përmes planifikimit të politikave dhe programeve kulturore dhe ngritjes së kapaciteteve- që shpien në krijimin e një politike më të mirë kulturore në Republikën e Maqedonisë.