Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot e vazhdoi debatin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë. Në kumtesën e sotme, fjalime përfundimtare duhet të kenë koordinatorët e katër grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend, e pastaj të votohet për Propozimin.
Në pjesën e paradites të punës së Komisionit, deputeti Antonio Milloshoski në kërkesë procedurale para Komisionit për çështje evropiane ka shprehur pakënaqësi që, siç tha, “ky Komision po keqpërdoret për ligjin për përdorimin e gjuhëve” dhe kërkoi pushim prej një ore që të mundet Komisioni për sistem politik, si trup amë, propozimin ta vendosë në rend të ditës dhe ta pranojë.
“Ky komision nuk është trup amë. Propozim ligjin duhet ta shqyrtojë Komisioni me të cilin kryeson Aleksandar Kiracovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. Ta dëgjojmë mendimin e tij dhe ta dëgjojmë mendimin e Komisionit që të mundet në mënyrë përmbajtësore të debatojmë për atë se çka Qeveria na imponon dhe dëshiron ta kalojë për tri ditë”, tha Milloshoski.
Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi u përgjigj se veçmë janë prononcuar për atë kërkesë dhe kjo është e papranueshme. Përkujtoi se sipas nenit 60 nga Rregullorja për punë të Kuvendit, kryetari i Kuvendit përcakton se kush është trup amë. Ai e refuzoi kërkesën e deputetit Milloshoski dhe dha pauzë. Paraprakisht në Komisionin fjali mbajti edhe Fadil Zendeli nga BESA, i cili tha se ligji duhet të jetë gjithëpërfshirës, gjë që nuk e sheh në këtë propozim. U paralajmërua se në vazhdimin pas pauzës fjalime do të mbajnë koordinatorët e BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.