Roli i sipërmarrësisë sociale në nxitjen e zhvillimit lokal socio-ekonomik do të jetë temë e trajnimit, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Strugë, në organizim të Asociacionit për hulumtim, komunikime dhe zhvillim “Pablik”, ndërkaq në bashkëpunim me Minsitrinë austriake të Punës, Lidhjeve sociale dhe mbrojtjes së konsumatirëve dhe Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë.
Qëllimi i trajnimit është përforcimi i kapaciteteve të shoqatave të qytetarëve me aktivitete ekonomike dhe të ndërmarrjeve të vogla në rajonin e Strugës përmes transferit të know-how nga organizata pioniere në sipërmarrësi sociale në vend dhe nga ekspertë internacional. Pjesëmarrje më të madhe në bruto-prodhimin vendor të Republikës së Maqedonisë ka Rajoni i Shkupit me 42.6%, përderisa, ndërkaq, pjesëmarrje më të vogël kanë rajoni verilindor, me 5,3% dhe ai jugperëndimor me 6%.
Për potencialin e rajoneve rurale dhe të vendeve turistike dhe rolin e biznesit (social dhe tradicional) në zhvillimin e tyre do të flasë eksperti i sociologjisë rurale, Georg Viziner nga Instituti federal për rajone malore dhe më pak të zhvilluara nga Vjena. Në kuadër të ngjarjes do të prezantohen edhe ndërmarrjet sociale “Barka” nga Polonia nga ana e themelueses së saj, Barbara Sadovska, si dhe revista urbane “Ballë për ballë” e cila është një nga pionierët në zhvillimin e sipërmarrësisë sociale në vend.