Shkup, 17 janar – Pajisje për verifikim biometrik për zgjedhjet, si dhe mundësi për votim elektronik dhe automatizëm të procesit zgjedhor, ishin disa nga teknologjitë për të cilat u diskutua sot në kuadër të tryezës profesionale të rrumbullakët “Zbatim i teknologjive në proceset zgjedhore”. Për përparësitë dhe mangësitë e këtyre teknologjive biseduan pjesëmarrësit në debat që është në organizim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për mundësinë për zbatimin e tyre në shoqërinë e Maqedonisë. Konkludim, megjithatë, është se ky është një proces i shtrenjtë dhe i ndërlikuar që kërkon mbështetje më të madhe financiare dhe teknike dhe nuk është planifikuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Kryetari i KSHZ-së. Oliver Derkoski, mendon se është e nevojshme të shqyrtohen mundësitë për vendosjen e teknologjive të reja për të cilat, siç tha, çdoherë ekziston dyshim gjatë vendosjes së tyre, por megjithatë, është e nevojshme të ndiqen trendet në kuadër botëror.
“Gjithnjë e më shumë përdoren teknologjitë e reja në të gjitha ciklet e zgjedhjeve dhe mendoj se edhe ne nuk duhet të jemi jashtë kësaj sfere dhe të inkuadrohemi një hap përpara, kuptohet, paraprakisht mirë duke i analizuar dhe i kontrolluar ato punë dhe duke e garantuar sigurinë e atyre sistemeve”, theksoi Derkoski.
Përmendi se KSHZ-ja në mandatin e tij të shkurtër prej pothuajse gjashtë muaj është përballur me një sfidë për organizim të shpejtë dhe zbatim të referendumit dhe për të kanë vendosur të bëjnë analizë në gjithçka që duhet që të bëhet në periudhën në vijim për përmirësimin e procesit zgjedhor, midis të cilëve është edhe mundësia për shfrytëzimin e teknologjive të reja.
“E kemi të qartë se kjo nuk mund të bëhet menjëherë dhe shpejtë dhe të vendosen për zgjedhjet e ardhshme, por është e qartë se duhet të fillojmë ta bëjmë këtë”, tha Derkoski.
Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska-Remenski theksoi se sfida me të cilën është përballur vendi lidhur me modelin zgjedhor dhe nga ky aspekt ndryshimet e mundshme të Kodit zgjedhor lidhen edhe me kontestin në të cilin zhvillohet ky debat për vendosjen e teknologjive të reja. Theksoi se për ta janë të nevojshme mjete financiare, ndërsa është e nevojshme edhe përforcim i bashkëpunimit të të gjitha institucioneve të involvuara në procesin zgjedhor në drejtim të leximit të këtyre të dhënave.
Tashevska Remenski shtoi se Kenia, Gana, Zimbabve tani më janë inkuadruar drejt përdorimit të biometrikës në zgjedhje, ndërsa në mjedisin tonë Mali i Zi shfrytëzon sistem të automatizuar për regjistrim të gjurmëve nga linjat papilare në pjesën e pastrimit të Listës zgjedhore me ndihmën e MPB-së malazeze.
Lidhur me e-votimin, pjesëmarrësit në debat përmendën se kjo është vendosur në shumë vende të botës, por, disa nga demokracitë e njohura botërore e kanë hedhur poshtë ose e kanë modifikuar. Franca ka ndaluar me votimin përmes internetit, në Holandë fletëvotimet numërohen me dorë, dhe e njëjta gjë bëhet edhe në Norvegji.
Para të pranishmëve u drejtua edhe Raul Muresan nga OSBE/ODIHR, duke theksuar se këto teknologji të reja duhet të shqyrtohen edhe në kontekst të vëzhgimit të proceseve zgjedhore, duke theksuar se Maqedonia me siguri e mban rekordin e numrit të misioneve vëzhguese, rreth 18 ose 19, siç tha, dhe shtoi se në vend vëzhgohen edhe zgjedhjet e parakohshme dhe të rregullta parlamentare, por edhe ato lokale që nuk është rast me shtetet tjera. Theksoi se me teknologjitë e reja dhe përshtatjen e tyre të vendit të shtuar mund të avancohet procesi i plotë zgjedhor.
Sipas Xhabir Derallës nga Civil, teknologjitë e reja me shumë të rëndësishme në procesin zgjedhor, por, megjithatë, është e nevojshme të shihet situata reale në vend.
“Nëse dëshironi të aplikoni për certifikatë nga libri i mazës i të lindurve dhe nëse e shikoni faqen e tij, do të shihni se ai nuk është i siguruar, se ka shumë probleme. Ky është indikator se Maqedonia ende nuk ka arritur deri në disa nivele të sigurimit të zgjidhjeve të reja teknologjike. Ështëbukur të ëndërrosh, por le ta shikojmë realitetin”, tha Deralla dhe shtoi se teknologjitë e reja duhet të merren parasysh,, por se për momentin nuk mund të shpresojmë se ato tek ne së shpejti do të vendosen.