Në organizim të Fakultetit juridik “Justiniani i Parë” Shkup në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” dhe Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet debat profesional me temë “E drejta e arsimit në Republikën e Maqedonisë, realizimi i saj dhe mbrojtja”. Më pas, dy institucionet do të nënshkruajnë edhe Memorandum për bashkëpunim me të cilin vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar.
Në debatin profesional fjalime përshëndetëse do të kenë dekani i Fakultetit Juridik, Goran Koevski dhe avokati i popullit Ixhet Memeti, ndërsa diskutime në këtë temë do të kenë profesorët Borçe Davitkovski, Ana Pavllovska Daneva, si dhe zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.