Si të nxitet prodhimtaria organike e ushqimit? është tema e debatit të sotëm që e organizojnë Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, Asociacioni për Iniciativa Zhvillimore “Zenit”, Shoqatat e Gazetarëve Agrarë “Media Plus” dhe Programi për rritjen e punësimit tregtar (IME).
Është paralajmëruar fjalim i ministrave të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, prodhuesve të ushqimit organik si dhe përfaqësuesve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, marketeve zinxhirore, trupave të certifikuara dhe organizatave civile.
Debati është financiar nga projekti “Kaloni në ushqimin organik – konsumatorët në qendër të politikës bujqësore”, i përkrahur nga BE-ja përmes programit “Bujqësi e qëndrueshme për Ballkan të qëndrueshëm”.