Avokati i popullit i Republikës së Maqedonisë me ndryshimet e reja ligjore merr më shumë kompetenca dhe funksione, por nuk ka kapacitete të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për realizimin e tyre. Këto janë konkludimet nga raporti nga monitorimi qytetar i punës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, të përpunuar në kuadër të projektit “Ombudsmani – midis mandatit dhe kapaciteteve” të OJQ Infoqendra dhe Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë.
Avokati i popullit Ixhet Memeti tha se korniza ligjore për përcaktimin e institucionit Avokati i popullit në Republikën e Maqedonisë është përcaktuar shumë mirë, por nga ana tjetër nuk arrin t’i japë rezultatet. “Janë të nevojshme kushte reale për zbatimin e rregullave. Nuk mund ky institucion të përballet me të gjitha sfidat të cilat i ka, veçanërisht me ndryshimet e reja, nëse nuk ka resurse njerëzore dhe financa. Këto dy segmente janë kyçe për funksionim të mirë të institucionit dhe pikërisht në këto segmente pushteti ka pasur dhe ende ka mundësi ta bllokojë punën”, tha Memeti.
Theksoi se misioni i Avokatit të popullit është qeverisja e mirë e të drejtës dhe si në mënyrë më të mirë të promovohen dhe mbrohen të drejtat e qytetarëve, por derisa nuk mundësohen kapacitete të fuqishme kuadrovike dhe mjete të mjaftueshme, nuk do të mund me efektivitet të plotë ta kryejë funksionin. Sipas drejtoreshës ekzekutive të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Urania Pirovska, institucioni i Avokatit të popullit gjithkund në botë është paramenduar të veprojë në shtetet të cilat investojnë në proceset e tyre demokratike që të mund të ndjehet efekti.
Në raport konkludohet se shteti parimisht tregon vullnet për përparimin e rolit të këtij institucioni në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por përvoja tregon se vullneti normativ i shtetit është në hap me vullneti politik. Avokati i popullit, konkludohet në raport, duhet në mënyrë të papenguar, në mënyrë të pavarur dhe profesionale t’i zhvillojë kapacitete e tyre që të mund në mënyrë të suksesshme dhe efikase t’i plotësojë kompetencat e veta ligjore.