Shkup, 15 tetor 2018 – “Rrjedhat emigruese dhe sfidat e sigurisë” është tema e Sesionit të tretë të Grupit punues 4 (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa kombëtare për Bashkim Evropian në Republikën e Maqedonisë (KKEU-MK), që do të mbahet sot në Klubin e deputetëve në Shkup.
Në debat do të kyçen sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, Andrej Lepavcoc nga Unioni Panevropian në Shkup si dhe profesorët nga Universiteti i EJL-së, Blerim Reka dhe nga Fakulteti i Sigurisë në kuadër të UCM-së, Tërpe Stojanovski. Mysafir special në konventë është eksperti sllovak për migrime, Mirosllav Hovançik, nga Sektori për analiza dhe rrezik dhe statistikë, i cili pritet të japë analizë për migrimin ilegal në Republikën e Sllovakisë.
Sipas organizatorit, qëllimi i këtij sesioni është ta kyç opinionin profesional në debatin në të cilin do të debatohet për rëndësinë e problematikës lidhur me çështjet për valë të re eventuale migruese nëpër rutat e vjetra si edhe hapjen e rutave të reja. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet aspekteve të sigurisë të migrimit ilegal, i cili vazhdimisht zhvillohet nëpër territorin e RM-së. Në fund të sesionit pritet të sillen rekomandime.
KKEU-MK është forum i hapur dhe i vazhdueshëm i dialogut për çështje të cilat shkojnë në dobi të reformave dhe dialogut inkuadrues për integrimin e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së.