Shkup, 1 shkurt – Debat publik “Para ligjit romët janë të njëjtë, në praktikën shëndetësore janë të diskriminuar” do të mbahet sot në Dhomën publike në Shkup, në organizim të Fondacionit për debat dhe edukim IDEA-Evropa Juglindore.
Folës në debat, siç është paralajmëruar, do të jenë doktor Vlladimir Trajkovski, këshilltarja ligjore nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë Jovana Jovanovska Kanurkova, oficerja për shëndet dhe ushqim në zyrën e UNICEF-it Dançe Gudeva Nikovska dhe ndërmjetësuesja rome shëndetësore dhe kryetare e organizatës “Umbrella” nga Shuto Orizara, Latife Shikovska.
Ngjarja është pjesë e aktiviteteve të projektit “Ndryshim i tregimeve ndaj romëve në institucionet shëndetësore”, të financuar nga ana e Fondacionit Shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM).