Çfarë e ardhme e pret Bashkimin Evropian pas daljes së Britanisë së Madhe dhe çfarë mund të pritet pas dyshimeve në qëndrueshmërinë e multikulturalizmit i cili për një kohë të gjatë është një prej vlerave themelore të projektit evropian, ishte vetëm një prej temave të konferencës së sotme ndërkombëtare që e organizon Universiteti Amerikan Kolexh Shkup. Në konferencë fjalim mbajti edhe euroambasadori, Samuel Zhbogar, ndërsa fjalim special mbajti ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq.
Në konferencë u fol edhe për kanosjet e sigurisë, ndikimin e tyre ndaj vendeve-anëtare, institucioneve,… Në kuadër të diskutimeve u parashtrua pyetja për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Theks i veçantë iu vu ngjarjeve të vitit të kaluar të cilat lidhen me krizën e emigrantëve dhe pozitën e Maqedonisë. Nga aspekti i çështjeve historike, janë përfshirë tema të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis Rusisë, Ukrainës dhe vendeve anëtare të BE-së, si dhe efektet prej veprimeve ushtarake në vitin 1939, në Evropë, ndaj refugjatëve nga Spanja.
Në konferencë u prezentuan edhe njohuri për ndikimin e lëvizjeve emigruese ndaj zhvillimit të arkitekturës dhe formave arkitektonike. Krahas pjesëmarrësve nga Maqedonia, fjalime patën edhe mysafirë nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Spanja dhe Mali i Zi.