Lufta me ndotjen është luftë të cilën duhet ta zhvillojnë të gjithë. Nuk mund ta zgjidhë vetëm Qeveria ose biznes bashkësia. Na duhet aksion i integruar në të cilin do t’i përfshijmë shoqatat e qytetarëve, kompanitë, institucionet dhe të inicojmë që çdo individ të japë kontribut në luftën me ndotjen.
Këtë sot e deklaroi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimti Hapësinor Jani Makraduli, para fillimit të debatit publik me temë “Mos ia le tjetërkujt, eja për ajër të pastër”. Debati është përfundim i Javës botërore të kozmosit dhe është e mbështetur nga programi “NASA Datanauts”, në kuadër të Open NASA.
Makraduli potencoi se do ta mbështesin çdo iniciativë e cila i dedikohet mbrojtjes së mjedisit jetësor.
“Jemi të gatshëm si Qeveri që të kapemi në luftë të ngushtë me këtë problem serioz. E dimë se kjo nuk zgjidhet brenda natës, por do t’i vendosim të gjithë ato masa të cilat duhet të vendosen, para së gjithash afatmesme dhe afatgjata që të mundemi pas ndonjë viti të flasim për mjedis më të pastër jetësor”, tha Makraduli.
Marina Tanevska, një nga organizatorët e Javës botërore të kozmosit, informoi se bëhet fjalë për ngjarje e cila ndodh në gjithë botën, në më shumë se 86 shtete me qëllim që të shënohen të gjithë hulumtimet paraprake të cilat janë bërë, por edhe të edukohen çfarëdo lloj grupmosha për universin.
“Javën botërore të universit e shënojmë nga 4 deri më 10 tetor. Këtë vit vendosëm të bëjmë debat publik për temë e cila të gjithë neve na preokupon, posaçërisht në periudhën e dimrit-ndotja e ajrit. Dëshirojmë të përqendrohemi në atë se si mundet që sektorë të ndryshëm, organizata joqeveritare, individë dhe institucionet nga shteti të bashkëpunojnë që të zgjidhet ky problem”, tha Tanevska.
Eli Pesheva, anëtare e 02 Koalicionit për ajër të pastër konsideron se tema është e rëndësishme në këtë periudhë për shkak se jemi në prag të dimrit, kur fillon sezoni i ngrohjes dhe intensifikohet komunikacioni.
“Ne ende nuk kemi masa urgjente të cilat mund të fillohen. Kjo periudhë është gjithashtu e rëndësishme sepse jemi midis zgjedhjeve lokale. Programet, masat, mbrojtja e jetës dhe shëndetit duhet të vendoset në program dhe të jetë në orarin e ditës të secili që do të hyjë në zyrat e komunave”, tha Pesheva.