Uashington, 2 maj – Cili është roli i BE-së në transformimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në vitet që vijnë dhe si rajoni do të përgjigjet në sfidat e sigurisë. Një është e sigurt, BE-ja nuk duhet ta lë Maqedoninë e Veriut të pret dhe në qershor të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim, u tha në panel-diskutimin për Ballkanin Perëndimor, që e organizoi mbrëmë Universiteti Xhon Hopkins në Uashington.
“Ballkani është përballë me probleme, por momentalisht kanë mbetur dy pasi që u zgjidh me sukses çështja e emrit të Maqedonisë. Ka mbetur vetëm që të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhje për pushtetin jofunksional në Bosnjë e Hercegovinë”, deklaroi Daniel Server nga shkolla për studime të avancuara dhe menaxhim me kriza në universitet.
“Ky është momenti i vërtetë që të zgjidhet çështja e Kosovës dhe e Serbisë. Dhe kur kjo do të zgjidhet, problemi në BeH do të duket shumë më ndryshe, nga kjo perspektivë dhe më i lehtë për t’u zgjidhur”, tha Server.
Shtoi se ai angazhohet për diplomaci pragmatike.
“Imagjinoni, nëse nuk do të zgjidhej problemi me emrin e Maqedonisë, sa më vështirë do të ishte zgjidhja e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Server.
Në pyetjen e të pranishmëve çka do të ndodh nëse Maqedonia e Veriut nuk merr datë për bisedime në qershor, drejtori i Qendrës për studime evropiane juglindore nga Universiteti në Grac, Florian Biber, u përgjigj se kjo sërish mund t’u jap fuqi forcave nacionaliste dhe izoluese në vend.
Për Marrëveshjen e Prespës tha se është i suksesshëm sepse ka buruar nga nevojat lokale.
“Është sjellë përmes vullnetit të dy qeverive. Kuptohet, nuk do të arrihej marrëveshje mes dy vendeve, nëse nuk do të ekzistonte opsioni NATO dhe BE për Maqedoninë e Veriut”, tha Biber.
Sipas tij, problem për Ballkanin janë qeveritarë autoritare, që i neglizhojnë vlerat demokratike liberale të BE-së dhe SHBA-së, e ajo është e mbështetur nga mediat kryesore nacionale si në Serbi, të cilët janë lojalë ndaj presidentit.
Komentoi edhe për takimin e djeshëm në Berlin, duke theksuar se Komisionit Evropian e ka humbur kredibilitetin dhe autoritetin lidhur me dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Shtoi se edhe nuk ka plan përgatitor për zgjidhje, por theksoi se duhet të ketë ndërtim të besimit mes dy vendeve që raportet e tyre të normalizohen.
Të gjithë panelistët konkluduan se krahas zgjidhjes së problemeve të ndërsjella, nevojitet progres i përgjithshëm në rajon dhe përforcim i demokracisë dhe sundimit të drejtësisë.